​Kuvendit i kërkohet që t’i ratifikojë katër marrëveshje ndërkombëtare

Lajme

​Kuvendit i kërkohet që t’i ratifikojë katër marrëveshje ndërkombëtare

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

KDI i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që të ratifikojë katër marrëveshjet ndërkombëtare dhe që të njëjtat mos të mbetet peng i inateve politike.

 “Sot kur pritet vazhdimi I seancës plenare, të filluar të premten e kaluar, KDI kërkon nga të gjithë deputetët që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit, anipse në sallë të pranishëm ishin 93 deputetë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media.

Në komunikatë thuhet meqë ratifikimi i marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të deputetëve, kjo nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë në mes të grupeve parlamentare për t’i miratuar ato.

 “Duke pasur parasysh që shumica parlamentare nuk i ka votat që t’i kalojë këto marrëveshje, i takon shumicës parlamentare që të bëj përpjekje për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me opozitën, në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për miratimin e tyre. KDI konsideron se një qasje bashkëpunuese mes shumicës parlamentare dhe opozitës e promovuar dhe e kultivuar nga shumica, duhet të mbizotërojë në angazhimin e përbashkët për çështje që shkojnë përtej interesave partiake dhe kontriboujnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat