Ish-agjenti i SHIK-ut flet për gjuajtjen me vezë të Përparim Ramës, përmend Thaçin, Adem Grabovcin dhe Bajram Gecajn

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut flet për gjuajtjen me vezë të Përparim Ramës, përmend Thaçin, Adem Grabovcin dhe Bajram Gecajn

Nga: N.Sh Më: 23 korrik 2021 Në ora: 14:09
Naim Miftari

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për gjuajtjen me vezë të kandidatit të LDK-së, Përparim Ramës që ndodhi gjatë ditës së djeshme.

Rama ishte duke mbajtur një tubim parazgjedhor në Vranjevc kur nga disa persona është gjuajtur me vezë.

Nga LDK-ja thanë se personat që e gjuajtën me vezë Ramën kanë thirrur “LVV-LVV”, por LVV-ja është distancuar nga ky sulm.

E për këtë, Miftari thotë se ngjan me kohën kur Adem Grabovcit dhe Bajram Gecajt u djegshin veturat, dhe kohën kur zyra e Hashim Thaçit ishte gjuajtur me molotov, derisa nuk e vranë Astrit Deharin.

Postimi i plotë:

Pasi LVV e ka të sigurt fitoren për komunën e zgjedhjeve për Prishtine pa balotazh diku 65%?

Gjuajtja me vezë kandidatin e LDK në Vranjevc kinse nga anëtarë të LVV-së, shumë e dyshimtë dhe ngjan shumë sikur koha kur dikush (SHIK-u) Adem Grabovcit të PDK, dhe Bajram Gecit të LDK kinse dikush po jua kallin veturat e tyre të përdorta besa edhe parlamentin zyrën e Thaçit e gjuanin skenar filmik me Zolla e Mollotov kinse këta të LVV" gjersa nuk e vranë Astrit Deharin!

A din naj kush a ka dijeni çka u bë me ato hetim nga ana e Policisë ku përfundoj hetimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat