Lajm i mirë për specializantët: Qeveria ua ndanë 430 mijë euro

Lajme

Lajm i mirë për specializantët: Qeveria ua ndanë 430 mijë euro

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:44
Qeveria e Kosovës

Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 430 mijë eurove për pagesën e specializanteve për muajin korrik.

“Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj e rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj ta miratoni këtë propozim”, tha ministri për Buxhet, Hekuran Murati.

Po ashtu, Kabineti qeveritar ka themeluar komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Samit Gorani do jetë kryesues, Fadile Dyla dhe Irfan Lapovica do të jenë anëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat