Sondazhi/ Mbi 55% e qytetarëve mendojnë se Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e Minishengenit Ballkanik

Lajme

Sondazhi/ Mbi 55% e qytetarëve mendojnë se Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e Minishengenit Ballkanik

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 23:21
Minishengeni

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me Minishengenin Ballkanik dhe raportet Kosovë-Shqipëri.

Mbi 55% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në sondazh mendojnë se Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e Minishengenit Ballkanik. Rreth 23% mendojnë se Kosova duhet të bëhet pjesë e iniciativës. Ndërsa 22% e qytetarëve nuk kanë pasur përgjigje në këtë pyetje.

Rreth 52% e qytetarëve mendojnë se edhe nëse Kosova do të ishte përfshirë në iniciativë, Minishengeni Ballkanik nuk do të funksiononte. 25% e qytetarëve mendojnë se me Kosovën brenda, Minishengeni Ballkanin funksionon. 23% e të anketuarve nuk kanë pasur përgjigje.

Rreth 57% e qytetarëve mendojnë se edhe nëse Kosova nuk bëhet pjesë e Minishengenit, kjo nuk ndikon në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri. Rreth 22% e të anketuarve mendojnë se mospjesëmarrja e Kosovës në Minishengen do të ketë ndikim në raportet Kosovë-Shqipëri. Mbi 21% nuk kanë pasur opinion për këtë çështje.

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat