“Tubuese e paguar e Kosovës”/ Gjorgjeviç i reagon Cramonit

Lajme

“Tubuese e paguar e Kosovës”/ Gjorgjeviç i reagon Cramonit

Nga: F.B Më: 13 gusht 2021 Në ora: 09:39
Viola von Cramon

Kreu i Lëvizjes Serbe, Mlagjan Gjorgjeviç ka kritikuar raportuesen e PE për Kosovë Viola von Cramon për kërkesën e saj për integrimin e mëtejmë të veriut dhe serbëve në sistemin e Kosovës, si dhe mos reagimin lidhur me rastet dhe  incidentet ndaj serbëve në Kosovë, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Ai në vazhdim theksoi se Cramon është “tubuese e paguar e Kosovës”, duke vlerësuar se kërkesa e saj për integrimin e arsimit, shëndetësisë si dy nga institucionet e vet,e të mbetura në veri, përbën përpjekje për “fshirje të plotë të popullit serb nga ato hapësira”.

“Fëmijët serb nuk duhet të guxojnë të mësojnë ‘kuazi historinë e shqiptarëve’, shpikjet sikur është ajo se manastiri i Deçanit dhe Graçanicës janë ‘shqiptar’. Ndërsa sa i përket sistemit shëndetësor, të gjithë e dinë se nuk ka shëndetësi jashtë shëndetësisë serbe. Bile edhe shqiptarët shërohen në entet shëndejtësore serbe, nëse këto hiqen ju keni kequr ekzistencën fizike të serbëve”, ka vlerësuar Gjorgjeviç.

Ai ka shtuar se raportuesja evropiane në vend që të deklarohet edhe reagoj ndaj rrahjes së serbëve në Novo brdë dhe Vushtrri, por edhe sulmet ndaj Gashiq të kthyer në Gjakovë, flet për vendet e garantuar të pakicës serbe në Parlamentin e Kosovës, gjë që është tregues se për Kosovën është informuar “duke lexuar ndonjë artikull nga Vikipedia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat