Ky është heroi që e nxori nga liqeni 11 vjeçarin po mbytej në ujë në Mitrovicë

Lajme

Ky është heroi që e nxori nga liqeni 11 vjeçarin po mbytej në ujë në Mitrovicë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 22:50
Valon Fetahu

Valon Fetahu është personi i cili e nxorri nga Liqeni Artificial 11 vjeçarin i cili ishte duke u mbytur në ujë.

Fetahu konfirmoi se ai ishte i pari që ndërhyri duke arritur që ta nxjerrte 11 vjeçarin nga uji pas afro 10 minutash mundim.

“Unë jam pronar i një restoranti aty pranë dhe isha duke qëndruar në lokal. Një fëmijë erdhi dhe na tregoi se një tjetër fëmijë kishte rënë në ujë she s’kishte dalur më. S’kam pritë asnjë moment dhe kam vrapu e kërcy me tesha në ujë deri sa e kemi gjetur fëmiun”, tregon Fetahu.

Fetahu thotë se atij në ndihmë i doli edhe një mërgimtar që kishte qëlluar pranë, mirëpo nuk e dinte emrin e tij.

“E kam bërë për Zotin, e dashtë Zoti që fëmiu të shpëtoj” lutet Fetahu teksa tregon se 11 vjeçari kishte mbetur nën ujë i kapur për bari për një kohë të gjatë.

11 vjeçari aktualisht ndodhet në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat