Petkoviqit i lejohet vizita në Kosovë

Lajme

Petkoviqit i lejohet vizita në Kosovë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:02
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë.

Kjo me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, media ka kontaktuar Divizionin për Komunikim Publik në këtë institucion, të cilët kanë deklaruar se kjo u bë me kërkesë për lejim të vizitës në Republikën e Kosovës për zyrtarin serb Petar Petkoviq, për datat 19-20 gusht 2021.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka aprovuar kërkesën për lejim të vizitës në Republikën e Kosovës për zyrtarin serb Petar Petkoviq, për datat 19-20 gusht 2021. Kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare e nënshkruar në vitin 2014 në Bruksel”.

“Zyrtari në fjalë është i obliguar që të respektoj protokollin dhe agjendën, dhe njëkohësisht të përmbahet nga deklarimet politike, gjuha nxitëse dhe retorika kundër Kosovës. Çdo tejkalim i këtyre rregullave, do të ndikojë që MPJD-ja të refuzoj kërkesat e radhës nga Serbia”, thuhet në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat