Përgatitet skena në Leposaviq ku do të paraqitet grupi muzikor serb “Riblja Çorba”

Lajme

Përgatitet skena në Leposaviq ku do të paraqitet grupi muzikor serb “Riblja Çorba”

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 20:20
Grupi që këndon në Leposaviq

Gjithçka është bërë gati për paraqitjen e grupit muzikor serb “Riblja Corba” në Leposaviq.

Për koncertin që do ta mbajnë anëtarët e këtij grupi tashmë është përgatitur edhe skena ku ata do të performojnë.

Këngët e këtij grupi janë dëgjuar nga serbët gjatë kohë së luftës në Kosovë e të cilët kanë kryer masakra.

Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar.

Ndërsa, Agim Gërguri nga grupit “Fisnikët” tha se performimi i tyre është gjë normale, pasi ata i këndojnë kombit të vet, ashtu sikur edhe vet Gërguri kishte performuar në mes të Preshevës këngën “Xhamadani vija-vija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat