Beogradi: Mbi dhjetë vende “do të shqyejnë” njohjet, ky është plani pas përfundimit të moratoriumit në marrëveshjen e Uashingtonit

Lajme

Beogradi: Mbi dhjetë vende “do të shqyejnë” njohjet, ky është plani pas përfundimit të moratoriumit në marrëveshjen e Uashingtonit

Nga: F.B Më: 21 gusht 2021 Në ora: 17:19
Marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë

“Beogradi ka garanci të forta se disa vende afrikane edhe aziatike, që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të ndërrojnë qëndrimin, ndërsa numri i atyre që janë gati të tërheqin mbështetjen ndaj Kosovës, nëse atë e kërkon Serbia është mbi dhjetë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ky është pozicioni i Serbisë para raundit të ri të betejës diplomatike për Kosovën, e cila siç duket do të pasojë, duke marr parasysh se me 4 shtator merr fund moratoriumi për lobim për njohje për dhe kundër Kosovës, e parashikuar në marrëveshjen e Uashington.

“Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë ka kohë që po shkelet nga liderët shqiptarë, sepse prapa perdeve ka javë që bëjnë aksione diplomatike me qëllim njohjen e mbi 100 shteteve të OKB-së dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Por, as Beogradi nuk rri duarkryq me ndihmën e aleatëve Kinës edhe Rusisë që respektojnë të drejtën ndërkombëtare është e gatshme për aksione adekuate”, shkruan gazeta.

“Nga Kosova u mësua se kanë kërkuar njohje të pavarësisë nga Gjorgjia, Azerbejxhani e Ukraina dhe disa vende tjera. Me gjasë kanë trokitur në dyer të mbyllura sikur është rasti i Baku-së, ku kohë më parë qëndroi ministri i jashtëm serb Selakoviç dhe ku i është thënë se mbështesin Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën, të njëjtat mbështetje ai ka marr edhe kur bisedoi me zyrtarë të Kenisë, Zimbavesë dhe Zambisë, ndërsa në plan ka takim në Angolë, Namibi që ende nuk kanë njohur Kosovën”.

Vuçiq disa herë ka theksuar kohëve të fundit se Serbia nëse ndonjë shtet merr vendim për njohje të pavarësisë së Kosovës, në momentin e njëjtë do të nis aksionin për tërheqje të njohjeve, duke theksuar se e kupton Prishtinën për nervozën, sepse “gjërat nuk i shkojnë si ka menduar”.

Se mundësia e shqiptarëve të Kosovës për njohje të reja nuk është e madhe, konsideron edhe Srgjan Graovac nga Qendra për stabilitet shoqëror, që tha se është e padiskutueshme që Kosova edhe pa mbaruar moratoriumi nga marrëveshja e Uashingtonit, ka lobuar për njohje.

“Rezultate nuk ka pasur dhe besoj kështu do të vazhdojë, por Prishtina do të niset më me forcë në aksion, në periudhën e shkuar Serbia ishte më e suksesshme në luftën diplomatike. Imazhi i Serbisë në arenën ndërkombëtare posaçërisht e Vuçiq është rritur shumë, diplomacia serbe është më e suksesshme në botë dhe në thelb asgjë nuk po shkon në dobi të Prishtinës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat