​Haradinaj: Shën Tereza i bënë krenarë të gjithë shqiptarët

Lajme

​Haradinaj: Shën Tereza i bënë krenarë të gjithë shqiptarët

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 10:34
Arkiv

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 111 vjetorin e lindjes së Shën Terezës, ka thënë se fuqia e saj rrezatuese, përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore, trashëgimia e jashtëzakonshme që la, bënë krenarë të gjithë shqiptarët.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ajo i dha botës shembullin më unik të humanizmit.

Duke e universalizuar në përmasa botërore mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare.

“Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat