Kurti: Nënë Tereza arriti të kapërcejë pragun e tokës shqiptare

Lajme

Kurti: Nënë Tereza arriti të kapërcejë pragun e tokës shqiptare

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Jeta dhe vepra e Gonxhe Bojaxhiut po kërkohet që të vendoset në mbrojtje të shtetit. E shpërblyera me çmimin “Nobel për Paqe”, e cila u shpall edhe si shenjtore, nuk po vlerësohet nga të gjithë njëjtë. Megjithatë, në 111 vjetorin e lindjes së saj u tha se ajo është shembull i mirësisë dhe se duhet të jetë frymëzim i jetës së sotme.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Nënë Tereza barti vlerat e popullit shqiptar larg trevave shqiptare.

Kurti: Nënë Tereza arriti të kapërcejë pragun e tokës shqiptare
 

“Nënë Tereza një emër që zbulon në treva të largëta mjerimin që mund të gjendet në treva tona ende sot. Me sy të kfjelltë të mëshirës kjo grua, kjo zonjë dalloi të njëjtën vuajtje, trishtimi mbi shtrirjet e globit. Aq sa e shprehi mëshirën, po aq e meritoi çmimin botëror të paqes. Nënë Tereza arriti të kapërcejë pragun e tokës shqiptare dhe shkoi në botë të huaj duke bartur me vete sistemin e vlerave dhe të edukatës së familjes shqiptare. Vlera këto që dukshëm dallonin nga sistemi i vlerave të të tjerëve”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi se kjo nënë shqiptare me mirësi dhe bujari duke sakrifikuar edhe vetën, ndihmoi ata që kishin nevojë.

Kurti: Ajo frymëzoi me miliona njerëz

“Fëmijëve që vuanin nga uria, të kërbulëve që u duhej përkujdesja duke u shëruar plagët e tyre në kushte të pamundura. Ajo frymëzoi me qindra, pastaj me mijëra, e mandej me miliona njerëz dhe ua kthej dinjitetin atyre që mbase mendonin që edhe Zoti i kishte harruar. Shpesh herë kam menduar se sa nëna shqiptare nuk e kishin atë fat, siç e kishte ajo kur e kapërceu pragun e atdheut të vet, për të shpaluar vlerat e veta dhe sa fatbardhë jemi ne si shqiptar, pjesëtar të edukatës nënë tereziane, që shkojmë rrugës së saj”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Pranë shtatores "Nënë Tereza", bashkë me ministrin Hajrullah Çeku dhe Rozeta Hajdari kanë marrë pjesë në manifestimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkëvija e Kosovës, theksoi se gjeneratat e sotme duhet të frymëzohen nga jeta dhe vepra e Gonxhes.

Gjergji: Ne e nderojmë sepse ajo na ka nderuar

“Nënë Tereza ka pasur më shumë se 130 shpërblime ndërkombëtare dhe botërore. Dhe ato shpërblime që tashmë nuk ishin aktuale, shtetet e ndryshme i kanë përtrirë vetëm e vetëm për t’i dhënë nderim Nënës Terezë. Ne e nderojmë sepse ajo na ka nderuar. Është e gjakut tonë, është e traditës, kulturës, qytetërimit tonë, lashtisë sonë dhe e krishterimit 2000 vjeçar. Dhe si e tillë e përmbledh gjithë atë që është e mira e popullit tonë ilir, arbëror dhe shqiptar”, ka theksuar Don Lush Gjergji.

Skender Asani i cili është kryetar i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ka thënë se tashmë kanë iniciuar idenë për të vendosur në mbrojtje të shtetit, emrin dhe veprën e Nënë Terezës. Kjo sipas tij, është obligim shtetëror meqë shumë persona interpretojnë biografinë e saj jo ashtu siç duhet.

Asani: Nganjëherë nuk mjafton të nderosh dhe respektosh një personalitet

“Nganjëherë nuk mjafton të nderosh dhe respektosh një personalitet, nëse nuk kemi mekanizmat e nevojshëm që të ngritët në nivel shtetëror kujdesin ndaj personaliteteve të shquara, siç ishte edhe Nënë Tereza. Atëherë respekti ndaj tyre do të fuqizohej vetëm në suaza të njerëzve vullnetmirë, gjë që nuk mjafton për këtë çështje. Duke u nisur nga këto arsyeje, por edhe nga shumë arsyeje të tjera, ne si institut, në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë të Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës, kemi grumbulluar fakte dhe argumente për të mbështetur idenë që kjo shenjtore e jona të vendoset në mbrojte të shtetit. Meqë rast, kemi botuar edhe elaboratin, i cili tashmë ndodhet në zyrat e institucioneve tona”, u shpreh ai.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta. Në përvjetorin e pestë të shenjtërimit, sot do të organizohet akademi solemne në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat