Përgjërohet Vuçiq: Aman më leni fëmijët dhe familjen rehat – më sulmoni mua

Lajme

Përgjërohet Vuçiq: Aman më leni fëmijët dhe familjen rehat – më sulmoni mua

Nga: F.B Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:53
Aleksandër Vuçiq

Presidenti Vuçiq pas takimit me delegacionin e kompanisë kineze "Shandong Hi-Speed Group" dhe nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, në përgjigje para gazetarëve është lutur :” Aman më leni fëmijët edhe familjen rehat – më sulmoni mua, bëni çfarë të doni”, shkruan “B9” transmeton “Bota Sot”.

“Sot ndaj meje po bëhet fushatë brutale e paparë në rruzullin tokësor, ka pasur fushata brutale ndaj liderëve, por asnjë si kjo, nuk kanë çfarë të ju thonë” tha ai duke përmendur shpikjet për të vëllanë.

“Më vjen keq, çka përjetojnë ata dy. Çka ka bërë keq Andreja, a i ka ai 619 milionë euro? Është fajtor se e do vëllanë e vetë dhe me veshkën e vetë sulmoi shufrën metalike” .

Çka ka bërë djali im, "Çka ju bëri djali im, a vodhi ndonjë dinar dikujt. Ai që ka vjedh 619 milionë lavdërohet se ka nis të fitojë me larjen e dritareve. Djali im punon në një shitore të thjeshtë tash e dy vjet, çka iu pengon ai, përveç se është djali im? Se qenka ul me dikë edhe u fotografua, po unë jam fotografuar me ju kriminel , pse luani rolin e qytetarëve të ndershëm”.

Vuçiq nënvizoi se kjo i dhemb shumë dhe ata e dinë mirë këtë.

"Natyrisht se kjo dhemb, natyrisht se ata e dinë se unë jam i lidhur me familjen edhe e shfrytëzojnë këtë” tha Vuçiq dhe shtoi se gjithë kohën shikon linçimin e një personi.

"Aman njerëz, a mund të më lëni rehat fëmijët? A mund të më lëni familjen rehat?"

"Unë jam i vetmi që nuk lut pronarët e medieve të tyre që të i kursejnë. Unë jam krenar në faktin se nuk do paguaj reket ".

"Sa më përket mua, bëni çka të doni” nënvizoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat