Bajram Qerkini midis Beogradit kërkon që të ngritet obelisk për viktimat shqiptare qoftë në Batajnicë apo diku në qendër

Lajme

Bajram Qerkini midis Beogradit kërkon që të ngritet obelisk për viktimat shqiptare qoftë në Batajnicë apo diku në qendër

Nga: F.B Më: 28 gusht 2021 Në ora: 16:18
Pamje nga vizita e delegacionit të Qendrës Burime për Persona të Pagjetur, kryesuar nga kryetari i kësaj qendre Bajram Qerkini

Një delegacion i Qendrës Burime për Persona të Pagjetur, kryesuar nga kryetari i kësaj qendre Bajram Qerkini, i shoqëruar edhe nga 5 anëtarë tjerë kanë qëndruar në Beograd, duke kthyer vizitën e delegacionit serb për persona të pagjetur që e bënë vizitë në Prishtinë më 24 gusht.

Me këtë rast, delegacioni ka pasur takime me shoqata të ngjashme në Beograd dhe ka mbajtur edhe një takim me gazetarë, ku kreu i QBPZH në Prishtinë Bajram Qerkini, ka kërkuar ndërtimin e një obelisku në Batajnicë ku janë gjetur shumë mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë, ose në Beograd ashtu që familjarët të kenë një vend ku të vendosin një kurorë apo tufë me lule.

Në mungesë të një vendi të tillë, Qerkini ka kërkuar që në Danub të hidhet në lumë një tufë me lule, pikërisht aty ku është gjetur një cisternë me trupa të mbi 30 personave shqiptarë të vrarë në kohën e luftës në Kosovë, gjë që e ka bërë i shoqëruar nga delagacioni.

Image
Pamje nga vizita e delegacionit të Qendrës Burime për Persona të Pagjetur, kryesuar nga kryetari i kësaj qendre Bajram Qerkini

Qerkini nga zyrtarët serbë, me të cilët ka biseduar i është premtuar se në të ardhmen do të ngritet një obelisk i tillë diku në Beograd, pa specifikuar vendin, ndërkohë që në Batajnicë i është thënë se ngritja është më pak e mundshme.

Edhe në këtë takim, sikurse në forumin e para disa ditëve të mbajtur në Kosovë, ku ka kërkuar de-politizimin e çështjes së personave të pagjetur, Bajram Qerkini iu ka bërë thirrje dy vendeve që kjo çështje të trajtohet siç çështje humanitare dhe të hulumtohen të gjitha vendet e dyshimta për varreza masive edhe zbardhet fati i secilit person të pagjetur.

“Çështja e personave të pagjetur duhet trajtuar si çështje humanitare dhe përveç hapjes së arkivave të mbrojtjes territoriale edhe policisë së Serbisë, në hulumtimin dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur duhet kërkuar ndihmë nga imazhet satelitore të NATO-së, që do mund të rezultonte me zbardhjen e fatit të secilit nga 1 mijë e 632 personave që ende janë listën e personave të pagjetur nga të gjitha komunitetet”, ka thënë Qerkini, midis Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat