Pse ia ndali në gjysmë KQZ garën për kryetar komune, Sami Lushtakut e Sokol Bashotës?

Lajme

Pse ia ndali në gjysmë KQZ garën për kryetar komune, Sami Lushtakut e Sokol Bashotës?

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:17
Sami Lushtaku

Dy kandidatë për kryetar komune nga radhët e Partisë Demokratike janë lënë jashtë gare për zgjedhjet e 17 tetorit

Sami Lushtaku kandidatë për kryetar të Skënderajt dhe Sokol Bashota për komunën e Klinës nuk janë certifikuar nga Komisioni Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ata u zëvendësuan nga partia me Fadil Nurën dhe Esat Racin.

Por cilat ishin arsyjet që quan deri te mos-cerfitikimi i Lushtakut e Bashotës?

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka vërtetuar dënimin Lushtakut për arratisje nga Burgu i Dubravës.

Ai ishte shpallur fajtor për arratisje më 21 gusht dhe 22 shtator të vitit 2015, gjatë kohës ku po vuante dënimin prej 12 vjetëve burgim për krime lufte në rastin “Drenica”.

Lushtaku me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës në prill të vitit 2020 është dënuar me gjobë 12 mijë.

Pasi vendimi është bërë i plotfuqishëm, Lushtakut i është pamundësuar të kandidojë nga KQZ-ja.

Ndërsa bashkëpartiaku i tij Sokol Bashota, ish kryetari i Klinës nuk do ta ketë mundësinë që të kërkojë votën e qytetarëve edhe për një mandat të kësaj komune, kjo pasi që Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimin.

Bashota së bashku me Enver Berisha u paraqiten para Gjykatës së Pejës-Dega në Klinë në shkurt të këtij viti.

Bashota u dënua me 6 muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë, kurse Berisha me 6  muajve burg me afat verifikimi prej 1 viti dhe 1200 euro gjobë.

Bashota doli para gjykatësit pasi që nuk e raportoi një banesë në Prishtinë dhe makinën të tipit “BMW X5”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat