Peja tronditet nga vrasja e dyfishtë, reagon ish-agjenti i SHIK-ut: Vrasësit po na trokasin në dyert tona

Lajme

Peja tronditet nga vrasja e dyfishtë, reagon ish-agjenti i SHIK-ut: Vrasësit po na trokasin në dyert tona

Nga: N.Sh Më: 8 shtator 2021 Në ora: 22:06
Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj

Sonte Peja është tronditur nga dy vrasje që ndodhën në këtë qytet.

Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.

E pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se vrasësit po na trokasin në dyert tona.

Ai kërkon që pushteti të zbardhë këtë vrasje.

“S’ka befasi vrasësit po na trokasin prapë në dyert tona!

Ngushëllime familjes, ngushëllime edhe PDK për vrasjen e kandidatit të tyre për kryetar të komunës së Pejës pa marr para sysh motivin e kësaj vrasje, pushteti të bëj çdo gjë që është e nevojshme që vrasësit apo vrasësi sa ma shpejt të arrestohet dhe tê gjykohet e dënohet rënd sa shpejt e harruam 1998/99 tmerr!”, shkruan Miftari, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat