​Drejtuesit e KOK-ut takuan përfaqësueset e organizatës ndërkombëtare PLAY International

Lajme

​Drejtuesit e KOK-ut takuan përfaqësueset e organizatës ndërkombëtare PLAY International

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 15:14
Foto nga takimi

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot në takim përfaqësueset e organizatës ndërkombëtare me seli në Francë, “Play International”, e cila prej 20 vitesh operon edhe në Kosovë.

“Play International” përfaqësohej nga drejtoresha menaxhuese e “Play International”, Aude Prebay e shefja operative, Julie Delaire, të cilat ndodhen për vizitë në Kosovë, si dhe shefen e misionit për Kosovë, Sara Kalvachova dhe koordinatoren e programit, Erëza Pireva.

Të dyja palët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive, kryesisht për përfshirjen e fëmijëve dhe vullnetarëve në sport, si dhe mundësitë e aplikimit në projekte të përbashkëta ndërkombëtare, derisa bashkëpunimi mes KOK-ut dhe PLAY International Kosovo do të zyrtarizohet në javët e ardhshme edhe me nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit.

Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, duke vlerësuar punën e “Play International Kosovo”, shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat