Ky veprim i Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje friksëson serbët, kjo është arsyeja

Lajme

Ky veprim i Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje friksëson serbët, kjo është arsyeja

Nga: F.B. Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Dyshohet se qëllimi i Prishtinës është që qysh sot të vendos reciprocitetin dhe ndalimin hyrjes në veri të krahinës jugore për të gjitha automjeteve me tabela serbe”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës sot gjatë ditës kanë vendosur dhjetëra kontejner afër kalimit në Jarinje, dyshohet se qysh sot mund të vendoset reciprociteti për automjete me tabela serbe.

Sipas medias serbe shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës që ishin dje në kalimin në Jarinje, nuk lejojnë ndalimin e automjeteve të udhëtarëve, ndërsa sipas “Kosovo-online” është vërejtur shqetësimi i qytetarëve nga veriu që janë tubuar në afërsi të Jarinjes, pas dëgjimit se po vendosen kontejner montazh.

Sipas kryetarit të komunës së Leposaviqit Zoran Todiç, qytetarët t Leposaviqit por edhe të gjithë veriut janë të shqetësuar për këto zhvillime. Ai nënvizoi se gjatë ditës shumë qytetarë kanë pyetur në lidhje me disa kontejner që Policia e Kosovës po i vendos aty.

Nuk kemi përgjigje nga Policia e Kosovës për çka bëhet fjalë, për çka ndërmerren këta hapa me të cilët destabilizohet situata vetëm pak ditë pas qëndrimit këtu të Lajçakut . Ftoj qytetarët që të jenë të përmbajtur dhe mos të bien pre e provokimeve, ndërsa ne do analizojmë situatën e krijuar” ka thënë Todiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat