Publicisti tregon se çka pret Kosova nga Uashingtoni pas reciprocitetit me targa

Lajme

Publicisti tregon se çka pret Kosova nga Uashingtoni pas reciprocitetit me targa

Nga: M.L. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Publicisti Emin Azemi konsideron se Kosova po funksion si një shtet sovran, madje me masa të vonuara për ta demonstruar në praktikë këtë sovranitet.

Sipas tij, kundërshtimet e Serbisë për targat po vijnë pasi ajo është mësuar të shoh një Kosovë me fuqi të limituar shtet-ndërtimi.

“Vetëm Serbisë i pengon Kosova me sovranitet të konsoliduar. Serbia me vite të tëra ka punuar për ta bërë Kosovën shtet jofunksional. Tani kur Qeveria e Kosovës ka aplikuar metodën e njëjtë si Serbia lidhur me përdorimin e targave të automjeteve, kjo nuk pranohet, sepse Serbia me vite të tëra është mësuar të shoh një Kosovë me fuqi të limituar shtet-ndërtimi”, ka thënë Azemi në një postim në Facebook.

Ai u shpreh se BE dhe ambasadorët e Quintit duhet ta lirojnë Kosovën nga mentaliteti i inferioritetit kundrejt Serbisë.

“Kosova pret nga Uashington një qëndrim më të qarte që do ta legjitimonte të drejtën për të ushtruar mekanizmat e sovranitetit në gjithë territorin. Ky ishte edhe efekti i asaj që pasoi nga bombardimi i Serbisë nga aleanca ndërkombëtare... Në të kundërtën, shumë kauza civilizuese do të shkeleshin me të dy këmbët NGA ata që I projektuan ne v. 1999!”, përfundoi Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat