Imami nga Podujeva i kritikon kandidatët për kryetar të kësaj komune: Ata kanë nevojë për një kurs intensiv

Lajme

Imami nga Podujeva i kritikon kandidatët për kryetar të kësaj komune: Ata kanë nevojë për një kurs intensiv

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 12:59
Bekim Jashari

Kandidatët për kryetar të Podujevës kanë befasuar për të keq me njohuritë minimale që kanë për librin e shenjtë Kuranin.

Ndonëse llapjanët njihen për lidhjen që kanë me Kuranin, kandidatët për kryetarë nuk e kanë ditur pyetjen elementare.

Në emisionin Forntal ata janë sfiduar me pyetjen kur ka filluar të zbres në tokë Kurani?

Ekrem Hyseni kandidat për kryetar të LDK-së, Besnik Tahiri nga AAK, Floretë Zejnullahu nga PDK, nuk e kanë pasur idenë rreth kësaj përgjigje. Kurse kandidati i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami është munduar të jap disa shpjegime por larg përgjigjes së saktë.

Njohuritë e pakta që kanë për fenë islame, janë të papranueshme për kryetarin e bashkësisë islame në Podujevë, Bekim Jashari, i cili u ka ofruar kurs intensiv për kandidatët.

Në një prononcim ai ka thënë se janë dy arsye që kandidatët nuk janë përgjigjur.

Kandidatet janë te besimit Islam dhe si klasë intelektuale qe janë është dashur ta dinë dhe të përgjigjen pa hamendje fare. Si kryeimam e shoh të udhës qe kandidatet kanë nevojë për një kurs intensiv te unë për çështjet elementare fetare Islame”, ka thënë imami Jashari.

Ai ka thënë se është befasuese që kandidatët për kryetar të Podujevës nuk janë përgjigjur. Ndërsa ka shtuar se betimi në Kuran duhet shmangur.

Është befasi për mua qe nuk janë përgjigjur. Kurse betimi në Kuran duhet shmangur maksimalisht sepse kemi të bëjmë me Libër që është Fjalë e Krijuesit”, ka thënë Bekim Jashari.

Kryeimami ka dhënë një mesazh për këtë fushatë zgjedhore, kurse ka thënë se të gjithë kandidatët që nuk e din përgjigjen do të bini nga provimi.

Mesazhi im është: Në këtë fushatë të tyre zgjedhore të fillojnë sa më parë kursin intensiv në zyrën time për 5 ditë radhazi sepse mund të sfidohen sërish. Të gjithë kandidatët i kam shok të mirë dhe jeta na bën të jemi nxënës e kërkues të dijes tërë jetën. Po të ishin kandidatë për imam do të binin nga provimi”, ka thënë Jashari.

Ndër të tjera, Bekim Jashari ka thënë se të gjithë kandidatët të cilët do të shkonin tek ai për kurs intensiv përpos që nuk do të duhej fare të paguanin edhe do të shpërbleheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat