Drecun: Kjo është frika e radhës e serbëve/Ja cila mund të jetë “goditja” e Kurtit

Lajme

Drecun: Kjo është frika e radhës e serbëve/Ja cila mund të jetë “goditja” e Kurtit

Nga: M.H. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 09:41
Albin Kurti

Prishtina mund të shkaktojë kaos brenda pak ditësh, kur skadon afati për rregullimin e sistemit të faturimit të energjisë elektrike, thotë Drecun.

Milovan Drecun, Kryetar i Komisionit të Kuvendit për Kosovën, paralajmëroi dje se kriza e ardhshme dhe një veprim i radhës nga Prishtina mund të ndodhë më 1 tetor, sepse atëherë skadon afati gjashtëmujor për Prishtinën për të futur një sistem të faturimit të energjisë elektrike, të cilat mund të shërbejnë si një rast.

Drecun gjithashtu deklaroi se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e dinte që Prishtina po përgatiste një aksion në veri të Kosovës, sepse Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, i kishte kontaktuar disa ditë më parë, shkruan Kurir, përcjell “Bota sot”.

Kurti padyshim kishte dritën jeshile nga disa anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare për të filluar këtë veprim. Atë nuk e kundërshtuan atë veprim, përfshirë përfaqësuesit e vendeve të QUINTIT, deklaroi Drecun.

Në mes të këtij kaosi, sikur të mos kishte tensione të mjaftueshme, Kurti përmendi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, e që sipas Drecun ishte një temë që solli reagime edhe më të mëdha në vend./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat