Stefanoviç e Mojsiloviç në përcjellje të ambasadorit rus dhe të dërguarit inspektuan forcat ushtarake në Rashkë

Lajme

Stefanoviç e Mojsiloviç në përcjellje të ambasadorit rus dhe të dërguarit inspektuan forcat ushtarake në Rashkë

Nga: F.B. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:26
Stefanoviç

Ministri i mbrojtjes Stefanoviç dhe krye-shefi i shtabit të ushtrisë së Serbisë Mojsiloviç kanë inspektuar pjesën e forcave ushtarake që ndodhen në gjendje gatishmërie të vendosura në kuadër të grupeve taktike në kasarnen e Rashkës në bazën ushtarake “Rudnica” në drejtim të kalimit administrativ në Jarinje, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Pas provokimit që pasoi na ana e njësiteve policore ROSU, që tahs e shtatë ditë ndodhen në veri, Vuçiq ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë ushtarake të një pjese të ushtrisë dhe njësiteve të MPB-së thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ministri Stefanoviç gjatë inspektimit të këtyre forcave që janë në gjendje gatishmërie në bazën “Rudnica” ë afërsi të kalimit në Jarinje se është e domosdoshme që njësitet nga Prishtina të tërhiqen që të mund të bisedohet.

Sipas tij, ushtria është e gatshme që në secilin moment të përgjigjet në të gjitha sfidat që i dalin përpara dhe porositi se ajo do të mbroj popullin e vetë dhe nuk do të përsëritet përndjekja e serbëve.

"Prokuroria jonë në ditët që vjen do shqyrtojë bazën për ngritjen e akuzës ndaj pjesëtarëve të njësisë ROSU që kanë kryer vepra penale- terroriste edhe të tjera që janë shpërfaq në ditët e kaluara ndaj serbëve në krahinën serbe” tha ai.

Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare do të njihet me ngjarjet në Kosovë dhe do të pyeten pse nuk respektohen rregullat ndërkombëtare dhe rezoluta e OKB-së.

Në vizitën inspektuese të forcave serbe ishin edhe ambasadori rus Harçenko dhe i dërguari rus i mbrojtjes gjeneral-majori Aleksandar Zinçenko për të u njohur personalisht me situatën aktuale.

Harçenko ka thënë se me praninë e njësiteve policore ROSU në dy vendkalimet në veri janë shkelur marrëveshjet ekzistuese.

"Grumbullimi i forcave është provokimi i serbëve që jetojnë në Kosovë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat