Policia e Kosovës merr pjesë në Ditët e Veprimit të Përbashkët

Lajme

Policia e Kosovës merr pjesë në Ditët e Veprimit të Përbashkët

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:30
Policia

Policia e Kosovës edhe këtë vit ishte pjesëmarrëse e aktiviteteve operacionale ndërkombëtare Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD (Joint Action Days) 2021 në luftën kundër trafikimit të paligjshëm armëve, të drogave, trafikimit me njerëz, kontrabanda me emigrantë dhe dukuri tjera ilegale.

Operacioni është organizuar nga EUROPOL nga data 15-18 shtator 2021 në gjithsej 27 shtete, 17 shtete të BE-së dhe 10 shtete tjera jashtë BE-së.

Në Kosovë, Policia Kufitare se bashku me Doganën e Kosovës, në koordinim me ILECU-në dhe QKMK-në, kanë zbatuar këtë plan në disa pika kufitare në kufijtë me Shqipërinë, Serbinë dhe Malin i Zi, ku janë përfshirë 78 zyrtarë policorë dhe 43 zyrtarë doganorë, të cilët së bashku kanë koordinuar aktivitetet operacionale.

Gjatë zbatimit të planit në terren janë konfiskuar katër armë, medikamente në vlerë 1810 euro, janë arrestuar katër persona për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve, si dhe janë kontrolluar 215 automjete dhe janë realizuar aktivitete tjera policore.

Numri i përgjithshëm i të arrestuarve në nivel të të gjitha shteteve ku është zhvilluar operacioni në fjalë, gjatë zbatimit të këtij operacioni është 330 dhe janë iniciuar 37 raste për hetime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat