Lipjani konfirmohet si top komuna më transparente në Kosovë

Lajme

Lipjani konfirmohet si top komuna më transparente në Kosovë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:52
Imri Ahmeti

Sipas Transparometrit Komunal, për nivelin e transparencës së 38 komunave të Kosovës për periudhën janar – qershor 2021, të publikuar sot nga KDI Komuna e Lipjanit ka treguar transparencë të lartë në të gjithë indikatorët matës që ishin 48 dhe renditet e dyta në nivel vendi.

Kryetari Imri Ahmeti është shprehur i lumtur që KDI konfirmon edhe nje herë që Komuna e Lipjanit mbetet komuna me transaprencë të lartë nënivel vendi.

“Ndihem mirë kur vlerësohemi për transparencë dhe llogaridhënie, sot Komuna e Lipjanit është renditur si top komuna në transparencë në nivel vendi, por ndihem jashtëzakonisht mirë që zotimin tonë për trasnparencë e llogaridhënie të plotë po e zbatojmë edhe në praktikë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Ahmeti, duke falënderuar edhe bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët lipjanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat