Vuçiq hap Qendrën serbe të biznesit në Dubai, fton edhe shqiptarët

Lajme

Vuçiq hap Qendrën serbe të biznesit në Dubai, fton edhe shqiptarët

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 11:53
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka ftuar zyrtarët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut që ta përdorin lirisht qendrën serbe të biznesit në Dubai.

Qendra që u hap si pjesë e Ekspozitës më të madhe Botërore EXPO 2020 në Dubai, mund të përdoret nga biznesmenë vendas të tyre.

“Unë i bëj thirrje përfaqësuesve të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë që biznesmenët e tyre të përdorin hapësirën e qendrës së biznesit të Serbisë në Dubai, në mënyrë që ata të mund të ftojnë biznesmenët e vendeve të tyre që të flasin me njerëzit e Emirateve dhe të tjerët si të ishin të tyret.

Ne nuk kemi asnjë problem me këtë”
tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat