Fillon raportimi i ministres Nagavci në Komisionin për Arsim/Mediave u ndalohet pjesëmarrja

Lajme

Fillon raportimi i ministres Nagavci në Komisionin për Arsim/Mediave u ndalohet pjesëmarrja

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 12:11
Komisioni

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, nën arsyetimin e respektimit të masave anti-COVID ka kërkuar nga mediat që të lirojnë sallën ku po pritej të raportonte ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Gola ka insistuar që në mbledhje të mos qëndrojnë të gjitha mediat që ishin prezentë në komision.

Gola nuk pranoi propozimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të lirohen punëtorët e administratës që po merrnin pjesë në mbledhje dhe e cila ofroi si mundësi largimin edhe të tre zyrtarëve nga ministria që po e shoqëronin.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni është paraparë të raportonte ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat