Prognoza e Xhevdet Pozharit: Në këto komuna fitojnë VV, LDK e PDK, kjo mund të jetë befasia e zgjedhjeve

Lajme

Prognoza e Xhevdet Pozharit: Në këto komuna fitojnë VV, LDK e PDK, kjo mund të jetë befasia e zgjedhjeve

Nga: M.L. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:48
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari përmes një postimi në Facebook ka ripërsëritur prognozën e tij për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Sipas Pozharit, VV, LDK dhe PDK do të fitojnë në gjashtë komunat më të mëdha, derisa befasia e zgjedhjeve pritet të jetë Gjakova me Mimoza Kusarin.

Ata që i përcjellin shkrimet e mia ndoshta e mbajnë mend se në raport me zgjedhjet komunale pata thënë:

VV fiton në Prishtinë dhe Prizren. LDK në Pejë dhe Gjilan. PDK në Mitrovicë dhe Ferizaj. AAK në Gjakovë.

Sipas matjeve të ndryshme, veç Mimoza Kusari mund të bëjë befasi dhe të sjellë naj ndryshim nga ky parashikim”, shkroi Pozhari në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat