Një i vdekur nga CoVID-19 gjatë 24 orëve, ky është numri i rasteve të reja

Lajme

Një i vdekur nga CoVID-19 gjatë 24 orëve, ky është numri i rasteve të reja

Nga: M.L. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 25 raste pozitive me virusin CoVID-19. Ky rezultat doli nga testimi i 2370 mostrave.

Një person ka humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa janë shëruar 362 qytetarë.

Ky është raporti i plotë:

08 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.

Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat