Në Serbi zbulohet garazha ku është prodhuar biskota “Plazma” e falsifikuar! A është shitur në Kosovë?

Lajme

Në Serbi zbulohet garazha ku është prodhuar biskota “Plazma” e falsifikuar! A është shitur në Kosovë?

Nga: A.Zh Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:51
Biskotat “Plazma”

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, arrestuan D.C. (41-vjeçar), për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ai ka kryer veprën penale të përdorimit të paautorizuar të emrit të biznesit të tjetrit dhe markës tjetër të veçantë të mallrave ose shërbimeve.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, i dyshuari akuzohet për organizimin e prodhimit të biskotave të bluar "Plazma" në Beograd për një periudhë më të gjatë kohore, me qëllim të mashtrimit të klientëve, duke përdorur emrin dhe vulën e dikujt tjetër, përcjell Bota sot.

Në disa lokacione në Beograd, policia gjeti një produkt të falsifikuar të bluar "Plazma" në një paketë prej 300 gramësh në shitje në dyqane më të vogla, dhe me punë të mëtejshme gjeti, një fabrikë ilegale për prodhimin e këtij produkti të falsifikuar, në pronësi të te dyshuarit.

Në fabrikë u gjetën një linjë për mbushjen e paketimit, një printer për printim në paketim, pako kartoni të shtypura, si dhe biskota të bluara në masë.

I dyshuari u mbajt në paraburgim deri në 48 orë dhe ai do të dërgohet në prokurorinë kompetente me kallëzim penal.

Lidhur me lajmin ka reaguar biznesmeni në Kosovë Burim Piraj.

“Në Serbi zbulohet garazha ku është prodhuar biskotë PLAZMA e falsifikuar! Shpresojmë të mos është shitur në Kosovë!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat