Vukashin Baraç nga Leposaviqi është ankuar në PZAP, dikush ka votuar me emrin e tij

Lajme

Vukashin Baraç nga Leposaviqi është ankuar në PZAP, dikush ka votuar me emrin e tij

Nga: F.B Më: 19 tetor 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Vukashin Baraç, banor i Leposaviqit iu ka drejtuar sot Panelit për Ankesa edhe parashtresa me kërkesën të anulohet votimi në vendin zgjedhor 1201B/01R në këtë komunë, që ia ka shkurtuar mundësinë e të drejtës për votë, pasi dikush ka votuar për të.

Ai ka deklaruar për “Kossev” se rreth orës 18.15 kishte shkuar për votim në vendvotimin e cekur, ku ka vërejtur se para edhe pas emrit tij ka pasur nënshkrim, përkatësisht vetëm inicialet e emrit.

“Pasi para edhe pas emrit ka nënshkrim, kjo përjashton mundësinë e ndonjë gabimi” tha ai, që ka ofruar fotografi për portalin si dëshmi.

Baraç ka thënë se nuk iu lejua të votoj dhe vëzhguesit e LS dhe anëtarët e komisionit e shënuan në librin e parregullsive, duke tentuar ta bindin se ne vend te inicialeve B. V., është B.U.

“Thjesht më kanë dëbuar nga shkolla dhe nuk kanë lejuar të shfrytëzojë të drejtën time për votim”.

Baraç nuk është anëtar i Listës Serbe dhe në votim ka dashur tzë mbështes kumbarën e vetë Milan Premoviç që ishte kandidat për asamble në Leposaviq.

Ai shtoi se gjatë ditës kishte marr thirrje telefoni dhe kërcënime nga anëtar të LS që direkt e kanë kërcënuar që mos të ankohet në panelin për ankesa.

“Më kanë telefonuar nga LS nga bashkëpunëtorët e Zoran Todiçit që assesi mos të dorëzoj ankesën, janë sjell keq duke tentuar zë më bindin se nuk duhet të ankohem dhe mos të shfrytëzojë të drejtën time” tha Baraç, duke kërkuar shoqërisht të “merren vesh”.

“Më kanë pamundësuar që të mbështes kumbarën, kjo është shkelje e të drejtave nga njerëzit e afërt të Todiç, pasi e di se ai nuk ka mbështetje nga këshilltarët e Kuvendit”.

Në kërkesë Baraç kërkoi anulimin e votimeve në këtë vend votim dhe përsëritjen që të mund të shfrytëzojë të drejtën për votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat