PZAP miraton dy ankesa të LDK-së, i shqipton VV-së dënim 2,400 euro

Lajme

PZAP miraton dy ankesa të LDK-së, i shqipton VV-së dënim 2,400 euro

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 2,400 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP ka pranuar ankesën Anr.629/2021 të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, i shqiptohet gjobë në lartësi prej 1,200 euro, në emër të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike- Thyerja e heshtjes zgjedhore.

“Detyrohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat