Vjen përkrahja për Labin, pas interesimit për postin e Ministrit të Shëndetësisë

Lajme

Vjen përkrahja për Labin, pas interesimit për postin e Ministrit të Shëndetësisë

Nga: N.Sh Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:28
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri po synon të marr postin e Ministrit të Shëndetësisë.

Ai i ka shkruar një letër kryeministrit Albin Kurtit dhe ka treguar arsyet se pse e meriton këtë post.

Labi i njohur si humanist i madh në Kosovë, ku ka mbledhur për dhjetëra raste para për shërim jashtë Kosovës, thotë se e meriton këtë post.

Ai ka premtuar se do të punoj shumë dhe do të marr fonde të mëdha për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi.

Por me këtë nuk po pajtohen të gjithë në Kosovë.

Sot një kirurg i reagoi Labit ku tha që do të ia jepte pagën e tij vetëm të mos bëhet ministër.

E kirurgut në fjalë i ka reaguar përsëri Labi, por me një gjuhë të butë.

Kirurgu tutje ka thënë se Labi nuk ka lexuar asnjë libër.

E për këtë nuk po pajtohet ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se Labi mund të mos ketë lexuar asnjë libër, por është më human e më burrë se shumë politikanë e njerëz që kanë bibliotekë me libra në shtëpi.

“Labinot Tahiri mundet të mos e ketë lexuar kurrë në jetë asnjë libër, por prapë është ma burrë, e ma human e shumë ma i ditur dhe ma korrekt sesa shumë njerëz e politikanë tjerë me tituj bombastik që kanë në shtëpi, edhe librari me mijëra libra, e kanë lexu qindra libra, por prapë se prapë janë hajna, rrenca, pisa e të pa moralshëm... librat nuk të bëjnë njeri kur je pis i lindur e i trashëguar, libri nuk bën punë!”, shkruan Miftari ën Facebook, përcjellë gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat