Labinot Tahiri insiston të bëhet ministër i Shëndetësisë, këto janë premtimet e tij

Lajme

Labinot Tahiri insiston të bëhet ministër i Shëndetësisë, këto janë premtimet e tij

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:49
Labinot Tahiri

Këngëtari, Labinot Tahiri është duke insistuar që të bëhet ministër i Shëndetësisë në Kosovë.

Për këtë ai edhe ka dhënë pesë premtimet e tij të para të cilat do të i realizojë nëse arrin të bëhet ministër.

“Gjithçka u shtrejtua dhe jeta po rëndohet çdo ditë e me shumë për qytetarët e vendit tonë,1). Për tri vite ne mund ta rregullojmë çështjen e ligjit për TRANSPLANT, sepse edhe nëse duam t’i shërojmë rastet me leukemi në Kosovë nuk mundemi aktualisht, e nëse duhet t’i bëhet dikujt diçka transplantim , egziston ama për disa pika, e si fillim ne duhet t’a rregullojmë ligjin e mos të shkojmë në Turqi apo në vendet e tjera të rajonit”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka premtuar së për dymbëdhjetë muaj e hiç më shumë, asnjë spital në teritorin e Republikës së Kosovës nuk mund të mbetet pa barëra esencial.

Më poshtë gjeni edhe statusin e tij të plotë.

 

Lexo

SHËNDETËSIA!

NËSE DO TI KISHIM DUART E LIRA PËR TË VEPRUAR DHE PËRKRAHJEN E QEVERISË....

Gjithçka u shtrejtua dhe jeta po rëndohet çdo ditë e me shumë për qytetarët e vendit tonë,

1). Për tri vite ne mund ta rregullojmë çështjen e ligjit për TRANSPLANT, sepse edhe nëse duam t'i shërojmë rastet me leukemi në Kosovë nuk mundemi aktualisht, e nëse duhet t'i bëhet dikujt diçka transplantim , egziston ama për disa pika, e si fillim ne duhet t'a rregullojmë ligjin e mos të shkojmë në Turqi apo në vendet e tjera të rajonit,

2). Për dymbëdhjetë muaj e hiç më shumë, asnjë spital në teritorin e Republikës së Kosovës nuk mund të mbetet pa barëra esenciale dhe pa u rregulluar ashtu siç duhet rolet e funksionet në to si institucione përkatëse të shëndetësisë, duke e përfshirë këtu edhe spitalin e Ferizajt në nujë afat rekord, dhe kudo tjetër ku duhet të bëhen spitalet tona, natyrisht me peticion serioz dhe me dëshirën e ekspertëve dhe qytetarëve se ku duhet të vendoset ai spital,

3). Asnjë prind i qytetarëve të vendit, nuk mbetet pa insulina, të cilët vuajnë nga diabeti; si dhe insulina më e mirë sesa këto që janë aktuale e dim mirë se çfare janë,

4). Gjithmonë në bashkëpunim me ekspertët e shëndetësisë, ne do t'i kishim realizuar; shitjen e barërave me mundësinë që mund t'a përballojë qytetari, edhe nëse i blen në barnatoret private,

5). Asnjë qytet i madh, e besa dhe me më pak banorë që janë, nuk do të mbetet me autoambulanca që na i kanë dhuruar si "vitrat"! por ato çfarë duhet t'i kemi e të cilat i meritojmë,

Pra, shteti duhet të bëjë ato që i duam ne e familjet tona, ato që i kërkojmë e për të cilat kemi nevojë si qytetarë të këtij vendi, sepse vetëm nëpërmjet realizimit të nevojave të qytetarëve, ne mund t'ua kthejmë popullit besimin në institucione dhe shpresën se edhe këtu do të bëhet mirë, madje shumë më mirë sesa në disa vende përreth,

Urdhëroni dhe kryejini kushdo nga ju këto që unë i kam shkruar, pastaj e shohim nëse shahet apo duhet shteti...?

Shëndetësia dhe arsimi janë mbiemri i secilit e cilitdo zhvillim në vendin tonë...!

Këto kushte ia dëshirojë familjes sime, e prandaj ua dëshirojë të njejtat edhe popullit tim aty ku unë jetojë.

Pas këtij shkrimi, pas orës 18:00c e postoj peticionon online tek unë , duke e shikuar se sa mijera shqiptarë e kanë besimin që ti kryejmë këto punë me emrin tim!

Pastaj më nuk do mirrem më me temën e kërkeses sime në të mirë të popullatës sonë.

Me respekt dhe dashni,

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat