Drecun thotë se rreziku për ndërhyrje në Vallaç është real, KFOR-i po grumbullon të dhëna informative rreth trafo-stacionit

Lajme

Drecun thotë se rreziku për ndërhyrje në Vallaç është real, KFOR-i po grumbullon të dhëna informative rreth trafo-stacionit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:34
Drecun

 Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun konsideron se rreziku për tentim të ri të Prishtinës për ndërhyrje në veri është real dhe vërejtja e presidentit Vuçiq është me vend, kjo dëshmohet me faktin se pjesëtarë të KFOR-it po grumbullojnë të dhëna për trafo-stacionin e Vallaçit, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.

Ai për “Tanjug” theksoi se ditëve të fundit pjesëtar të KFOR-it në mënyrë intensive po grumbullojnë të dhëna për karakterin e trafo-stacionit në Vallaç që ndodhet në hapësirën e komunës së Zveçanit.

"Kjo tregon se ka mundësi të përgatitjes së aksionit të njëanshëm të Prishtinës në veri dhe qëllimi i tyre mund të jetë marrja në kontroll e Vallaçit”, tha Drecun.

Ai përkujtoi s epërmes kësaj trafo furnizohen rreth 80 për qind e veriut me energji elektrike, ndërsa me 6 maj Parlamenti i Kosovës ka votuar vendimin me të cilin operatori KOSTT obligohet që të marr obligimin për energjinë e shpenzuar dhe papaguar nga qytetarët e veriut.

"Në Prishtinë në fund të shtatorit kishte komentime se KOSTT nuk ka më para të paguajë atë energji që harxhohet dhe afati do duhej të përfundonte me 1 tetor, por sipas vendimit të Parlamentit të Kosovë nga 6 maji, ky afat përfundon me 6 nëntor”, tha ai.

Për këtë shkak rreth asaj date mund të priten veprime nga Prishtina, aksione të njëanshme dhe të dhunshme krahas përdorimit të njësisë speciale ROSU për të marr kontrollin në trafo-n kryesore të furnizimit me energji në veri  - trafon e Vallaçit.

Në këtë kontekst Vuçiq përmendi aksionin e mundshëm dhe pritjet e Prishtinës nga Turqia, pasi dihet se ata janë pronarë të elektro - shpërndarjes të Kosovës janë disa kompani turke dhe Turqia për shkak të tyre mund të jetë e interesuar vendosja e pagesës së energjisë në veri.

"Turqia sigurisht është një nga palët e interesuara dhe sigurisht ka aktivitete të Turqisë në atë plan. Mendoj se Turqia mund të ndikoj në Prishtinën që të heq dorë nga aksionet e njëanshme në veri, sepse kjo nuk shpie në zgjidhjen e problemit por destabilizim”, tha Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat