Policia me plan operativ ndaj lëmoshë kërkuesve, inicon 15 raste ndaj 23 të dyshuarve

Lajme

Policia me plan operativ ndaj lëmoshë kërkuesve, inicon 15 raste ndaj 23 të dyshuarve

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:32
Ilustrim

Policia e Kosovës për katër ditë radhazi ka zhvilluar planin operativ ‘identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit’.

Plani është zbatuar në tërë territorin e vendit nga 25 deri më 29 tetor të këtij viti.

Sipas një komunikate për media, Policia ka njoftuar se janë identifikuar 18 fëmijë lëmoshë kërkues, dhe 23 persona të rritur po ashtu lëmosh kërkues.

Komunikata e plotë:

Njësitet Rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Qenie Njerëzore (DHTQNj), kanë hartuar dhe zbatuar Planin  Operativ ’identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues, si viktima të mundshme të trafikimit’. Plani është zbatuar në  tërë  territorin  e vendit nga data 25.10.2021 deri me datë 29.10.2021.

Zyrtarët policorë të  DHTQNj-së janë asistuar dhe përkrahur nga Prokuroritë  në rajonet përkatëse,  Qendra për Pune Sociale,  Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Policia Kufitare dhe Stacionet Policore.

Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar, më 29.10.2021 dhe të gjitha njësitë pjesëmarrëse  kanë  përgatitë raport përmbyllës rreth zbatimit të planit operativ dhe rezultateve të arritura.

Gjate zbatimit te këtij plani operativ janë kryer këto veprime:

Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshe kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë,

Identifikimi i 23 lëmoshe kërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 12 shtetas të Shqipërisë,

Numri i të dyshuarve gjithsej 23 persona.

Në  konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar  gjithsej 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës. Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshë kërkues.  Fëmijë (18) janë referuar në QPS-të përkatëse për trajtim të mëtejmë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat