I riu vozit me shpejtësi të 'çmendur' në rrugën për Gërmi

Lajme

I riu vozit me shpejtësi të 'çmendur' në rrugën për Gërmi

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Rruga për Gërmi siç duket është një nga rrugët më të preferuara për vozitje të shpejtë.

Kjo të paktën kuptohet nga faqja ‘Vrojtuesit e Lagjes’ në Facebook, të cilët shpesh publikojnë video që qytetarët vozisin me shpejtësi të madhe në këtë rrugë.

Një gjë të tillë e kanë bërë përsëri, ku në videon e postuar shihet një person duke vozitur si i ‘çmendur’ në këtë rrugë, e sipas faqës kjo nuk është hera e parë që ai e bënë një gjë të tillë.

Faqja në fjalë personit ia ka zbuluar edhe regjistrimin e veturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat