Dalin pamjet, momenti kur shqiptari vret shitësin grek, 44-vjeçari mundohet t’i marrë armën

Lajme

Dalin pamjet, momenti kur shqiptari vret shitësin grek, 44-vjeçari mundohet t’i marrë armën

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 21:07
Siç shihet në videon e Star, autorin futet në market dhe i drejton menjëherë armën shitësit 44-vjeçar.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së një shitësi në Selanik nga një 27-vjeçar shqiptar, i cili iu fut në dyqan për ta grabitur.

Grabitës 27-vjeçar i veshur me rroba të zeza, një xhaketë,  maskë kirurgjikale dhe hyn në market, ndërsa në dorë mban edhe një sfungjer, tek i cili kishte të fshehur armën.

Siç shihet në videon e Star, autorin futet në market dhe i drejton menjëherë armën shitësit 44-vjeçar.

Në tentativë për t’i marrë armën ka nisur një sherr trup me trup me grabitësin. Shitësi mundohet të qetësoje autorin, dhe një moment përpiqet edhe ta neutralizoje.

Në përpjekjen e tij për të marrë armën, ai fillon dhe përleshet me autorin. Më pas 27-vjeçari ka qëlluar. Plagët e plumbit në kokë i morën jetën 44-vjeçarit.Autori u arrestua 24 orë pas ngjarjes, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat