Vandalizohet varri me mbishkrim shqip në Guci

Lajme

Vandalizohet varri me mbishkrim shqip në Guci

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:11
Varret

Është vandalizuar varri u të ndjerit, Hamo Mic Pjetri në varrezat e Gucisë.

Kjo meqë varri mbante mbishkrim shqip, kështu ka shkruar Pete Himle Pjetri

Ai thotë se dëmtimi i varrit është bërë qëllimshëm nga persona të pandërgjegjshëm.

“Në këtë akt të shëmtuar janë dëmtuar monumenti mbivarror i të ndjerit ku me ngjyrë të zezë është ngjyrosur teksti i epitafit në gjuhën shqipe si dhe janë ngjyrosur dhe dëmtuar simbolet kombëtare shqiptare. Zt Pjetri botërisht ka deklaruar rrënjët e tij të origjinës shqiptare, që dëshmohet edhe me varrin e gurin e varrit te babit të tij. Siç na deklaroj për portalin tonë zt Pjetri, se babi i tij ishte i burgosur politik për rreth 20 vite në Jugosllavinë titiste, ishte amanet i babës që në pllakën e varrit të tij shkruhet vetëm shqip me shqiponjën dykrenare. Përgjegjësia për këtë akt makabër bie në të gjithë ata që heshtin dhe nuk e dënojnë këtë veprim të turpshëm qofshin individ apo institucione komunale e shtetërore".

Kutjojmë se kohë më parë nga monumenti mbi varrin e heroit mbarëshqiptar, Jakup Ferrit ne varrezat e Plaves, gjatë natës ishte hequr simboli i shkabës dykrenare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat