​Çifti që i shpëtoi tragjedisë i nënshtrohen operimit në Sofje

Lajme

​Çifti që i shpëtoi tragjedisë i nënshtrohen operimit në Sofje

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Lulzim Sulejmani nga Lugina e Preshevës dhe Medina Lutfiu nga Kumanova, çifti që i shpëtoi tragjedisë nga autobusi që mori flakë në Bullgari i janë nënshtruar operacioneve në Spitalin e Sofjes.

Sipas familjarëve, Lulzimi dhe Medina kanë lëndime trupore, përkatësisht në ekstremitetet e poshtme dhe për momentin ndodhen në sallat e operacionit. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe së shpejti pritet lëshimi i tyre për kurim shtëpiak.

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën me një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup. Shumica e viktimave janë shqiptarë.

Aksidenti konsiderohet si më i rëndi që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat