Heshtja e komunarëve!

Lajme

Heshtja e komunarëve!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:17
Ilustrim

Çudi e madhe dhe e paparë deri tash. Asnjë reagim. Asnjë dënim. Asnjë kundërshtim. Asnjë distancim. Asnjë keqardhje. Asnjë, ama asnjë kritikë tash e një javë nga institucionet komunale të Rahovecit,pastaj partive politike opozitare,shoqërisë civile etj,deri më sot për mbishkrimin “Kosovo je Serbia”(Kosova është Serbi)të shkruar në një mur në katundin Hoçë e Madhe,që nxit përçarje e mosdurim.

Po habitem për këtë çudi të të parathënëve për mos veprim ndaj këtij akti të dëmshëm dhe të turpshëm.

Si shpjegohet kjo heshtje dhe mos reagim të komunarëve të trajnuar vetëm për vetëlavdërim.Çdo ditë pune këta e fillojnë vetëm me thurjen e lëvdatave e me filma.Është tepruar me këto lëvdata.  

Kujtojmë se mbishkrimin “Kosovo je Serbia”(Kosova është Serbi)e ka vërejtur Njësiti policor gjatë patrullimit më 18 nëntor 2021.

E Hoça e Madhe,katund i banuar kryesisht me serbë,është e njohur para,gjatë dhe pas lufte në Kosovë si çerdhe e nacionalizmit ekstrem fashist serb,e radikalëve dhe çetnikëve të Sheshelit,Arkanit etj.Për më tepër,këtë vendbanim serbomadh më 8 prill 2010 e pati vizituar edhe shkrimtari kontravers austriak Peter Handke,fituesi i

“Nobelit”të dhjetorit 2019.Me orientim proserb ai atëkohë para serbëve të këtushëm do të deklaronte ndër të tjera:”Ideja e Kosovës për mua nuk është ide politike,por është idrja e shpirtit”.Handke kishte simpati dhe ishte mbështetës ndaj politikave gjenocidale të S.Miloshevic,i njohur si Kasapi i Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat