Rama befason me përgjigjen kur e pyesin për Bashkimin Kombëtar – përmend fallin

Lajme

Rama befason me përgjigjen kur e pyesin për Bashkimin Kombëtar – përmend fallin

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:53
Edi Rama

Gazetari Drin Demiri, i ka pyetur dy kryeministrat shqiptarë, se a do të ndodhë bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi në një sondazh, shqiptarët janë deklaruara pro Bashkimit Kombëtar.

Demiri e pyeti Edi Ramën, se a do të votonte pro nëse do të bëhej një referendum për Bashkimin Kombëtar.

Tani kjo a është pyetje apo provokacia?”, e nisi Rama përgjigjen e tij. Tutje, kryeministri shqiptar tha se beson se kjo do të ndodhë një ditë, por kur nuk e di.

“Nëse më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkim kombëtar, unë do të bëja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur pro. Tani në rast se pyesni se a do ndodh kjo apo jo, meqë ju po më provokoni, do të ndodhi, por kur nuk e di, kur do ndodhi, si do ndodhi sot, por që kjo do ndodhi një ditë, unë them që po”.

Atyre që mund ta marrin këtë dhe të dalin bërtasin për Shqipërinë e madhe, fallxhorët nuk gjykohen se është një fall, nëse unë do hidhja fall në këtë rast, po e hedh me imagjinatë se nuk shoh filxhan, kjo do ndodhi, por kur nuk e di”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk mund të vendosin mbi procese të tilla historike e të përcaktohen data e mënyra.

Mua më duket që ka më shumë një moskuptim se keqkuptim, ai nuk është një gjësend që e zgjedhim, është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh neve, s’mund të vendosim ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat