U operua gjatë natës, i plagosuri në Gllogjan në gjendje stabile

Lajme

U operua gjatë natës, i plagosuri në Gllogjan në gjendje stabile

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 08:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjendja e nxënësit që mbeti i plagosur pas sulmit ndaj një autobusi mbrëmë në Gllogjan është stabile.

I njëjti është operuar gjatë natës dhe vazhdon trajtimin në Spitalin e Pejës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

“Pacienti mbrëmë në orët e vona të natës është operuar, ku i është larguar një plumb nga trupi. Gjendja e tij shëndetësore është stabile për momentin dhe po vazhdon të rikuperohet pas operimit”, tha Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat