Ballkani përsëri në fokus të fuqive botërore –shqetësohen nga rritja e ndikimit rus edhe kinez

Lajme

Ballkani përsëri në fokus të fuqive botërore –shqetësohen nga rritja e ndikimit rus edhe kinez

Nga: F. B. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:06
Harta ballkanike

Për Ballkanin perëndimor tash kujdesen tre të dërguar special – Eskobar në emër të ShBA, Lajçak si përfaqësues i BE-së dhe Piç si i dërguar i Britanisë.

Kosova dhe Bosnja janë dy prioritetet e tyre vlerësojnë bisedues të “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Ballkani do të jetë në fokus të fuqive botërore, pas BE-së dhe ShBA-ve tash edhe Britania ka emëruar të dërguarin e saj për Ballkanin, kështu tash në regjion përveç Lajçak dhe Eskobar do veprojë edhe Stjuart Piç, ish kryesues i komitetit ushtarak të NATO-së dhe njohës i rrethanave në Ballkan.

Deri tek ky interesim i perëndimit për Ballkanin ka ardhur para së gjithave për shkak të rritjes së ndikimit të Kinës edhe Rusisë por edhe rritjes së kërcënimeve për stabilitet e siguri, mendojnë biseduesit e gazetës.

Bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit janë në rrugë pa krye tash e sa kohë dhe nuk ka përparim, ndërsa situata në BeH është shumë e keqe dhe shteti pothuajse nuk funksionon, e retorika është nxitëse.

Bazuar në gjithë këtë, po rritet interesimi i fuqive globale, konsideron analisti i jashtëm politik Boshko Jakshiç, që vlerëson se kjo nuk është e habitshme as befasuese.

“Perëndimi e edhe Britania vlerësojnë se po rritet ndikimi i Kinës edhe Rusisë, nga kjo emërimi i Piç si i dërguar special mund të komentohet si përgjigje e Britanisë në hapat e Kinës edhe Rusisë, mbi të gjitha të Rusisë”, thotë Jakshiç.

Ministrja e jashtme britanike Liz Tras tha se emërimi i Stjuart Piç si i dërguar është tregues i qartë i përkushtimit të Britanisë ndaj Ballkanit dhe mbrojtjes së lirisë e demokracisë në regjion.

“Iu gëzohem thellimit të lidhjeve tona ekonomike e sigurisë me Ballkanin dhe punën e përbashkët në kthimin e largimin e aktorëve keqdashës. Ser Sjuart do ketë rol kçy në këtë punë” tha ajo, duke shtuar se Britania tradicionalisht ishte e pranishme në Ballkan, ndonëse ndonjëherë padukshëm.

“Në regjion ka dy pika neuralgjike , ato janë Kosova dhe Bosnja, Pikërisht në këtë kontest duhet shikuar edhe rritjen e pranisë së perëndimit dhe të dërguarve të tyre. Është interesi i të gjithëve që problemet të zgjidhen – bisedimet Prishtinë Beograd nuk mund të zgjasin pafundësisht”, tha Jakshiç.

Me interes të njëjtë është edhe zgjidhja e situatës së pakëndshme në BeH.

“Mos funksionimi i institucioneve në BeH dhe retorika nxitëse është për shqetësim. Situata ka nis të dal nga kontrolli, përveç kësaj, kjo është hapësirë e vizioneve të ndryshme, Rusisë nga njëra anë dhe perëndimit nga tjetra, Për këtë kemi interesim të shtuar ashtu që të ulet potencial i konfliktit në dy vatrat”, tha ai.

Nga ana tjetër analisti poliitk Dragomir Angjelkoviç konsideron se emërimi i të dërguarit britanik duhet shikuar si tërheqje të vëmendjes së Britanisë nga vetja.

“Pasi ajo nuk është pjesë e BE-së, Britania dëshiron të tregoj se mund të udhëheq politikë paralele. Në të njëjtën kohë do  që të jetë e pranishme në vatrat globale, por kësaj nuk duhet kushtuar shumë rëndësi. Britania ka kohë nuk është ajo që ishte dikur dhe kjo para së gjithave është hap marketingu”, tha Angjelkoviç.

Ai nënvizon se duhet të kemi parasysh se Mbretëria e Bashkuara është në probleme të mëdha ekonomike.

“As BE nuk është në situatë më të mirë. Ka grumbullim të problemeve, është e qartë s këtu rolin kryesor e ka ShBA dhe Britania kur bëhet fjalë për Ballkanin perëndimor sigurisht do të ketë qëndrime si Amerika”, tha Angjelkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat