AMA- KPM tryezë rajonale për impelemtnimin e Direktivës 2018/1808 të BE-së

Lajme

AMA- KPM tryezë rajonale për impelemtnimin e Direktivës 2018/1808 të BE-së

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:25
AMA dhe KPM

Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM zhvilluan një takim pune në Tiranë.

Kryetarja e Autoritetit, Armela Krasniqi dhe kryetari i KPM-së, Xhevat Latifi diskutuan mbi çështje me të cilat përballen dy institucionet që ata drejtojnë.

Implementimi i Direktivës 2018/1808 është një nga detyrimet që rrjedh nga angazhimet e ndryshme ndërkombëtare të dy vendeve dhe si e tillë ajo kërkon vendimmarrje dhe angazhim tërësor të dy institucioneve.

“AMA dhe KPM shkëmbyen informacion për punën e deritanishme në këtë drejtim duke u fokusuar tek mënyra që secili vend do ta implementojë. Direktiva 2018/1808 trajton një sërë çështjesh, të cilat kërkojnë rregullim në median audiovizive dhe aktualisht është implementuar tërësisht pothuajse nga të gjithë vendet e BE-së”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Krasniqi dhe Latifi u dakorduan për zhvillimin e një takimi rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në implementimin e Direktivës dhe marrjen e praktikave më të mira nga shtetet të cilat kanë avancuar në këtë drejtim.

Një peshë të rëndësishme në bisedë pati edhe draftimi i ligjit të ri për median audiovizive në Kosovë, mbi procesin e digjitalizimit, çështje për të cilat u diskutua dhe u shkëmbyen mendimet dhe eksperienca që AMA ka pasur gjatë hartimit të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” apo mbi procesin e digjitalizimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat