​"Easy Albania" platformë urëlidhëse në mes biznesit shqiptar dhe konsumatorit

Lajme

​"Easy Albania" platformë urëlidhëse në mes biznesit shqiptar dhe konsumatorit

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:37
Sabi Osmani

"Easy Albania", është aplikacioni i cili bën bashkë diasporën shqiptare në biznes. Mbrëmjen e sotme kjo platformë është lansuar edhe në Kosovë, ku u tha se suportohen biznese dhe sjellë risi të ndryshme.

Sabi Osmani, e cila është themeluese e Easy Albania theksoi se motoja e kësaj platforme është "Easy buy-easy get", dhe promovon turizmin, shërbimet mjekësore dhe sektorë të tjerë.

Osmani: Platfoma që do ua bëjë jetën më të lehtë biznesit dhe konsumatorit

"Platfoma që siç e ka edhe emrin do ua bëjë jetën juve më të lehtë. Biznesit dhe konsumatorit. Një platformë kjo "be to be" dhe "be to see", e cila mundëson që biznesi të shes dhe të bëjë marrëveshje me biznese e ku biznesi i drejtohet klientit fundor. Klienti është ai i cili gjen çdo gjë në këtë marketplace, në këtë platformë në të cilën është punuar dy vjet fuqishëm për të qenë pjesë e këtij tregu madh. Tregu Shqipëri-Kosovë-Maqedoni tashmë ka ardhur koha që Prishtina e bizneset e Kosovës të shesin në Shqipëri e Maqedoni. Tashmë ka ardhur koha që ky mur imagjinar të shembet dhe të bëjmë biznes", tha ajo.

Edhe Agron Shala theksoi se për këtë aplikacion është bërë punë e madhe dhe do u shërbejë shqip-folësve për t’u informuar për turizëm dhe shumëçka tjetër.

Shala: Rezervimet në Shqipëri me një klikim

"Ne nga Kosova kur nisemi për Shqipëri apo kur duam të bëjë një pushim, shpesh pyesim edhe kolegë se ku të shkojmë. Është e lehtë sepse me një klikim apo dy klikime t’i mundesh me caktu se ku dëshiron me qenë", tha ai.

Me këtë aplikacion synohet ndërtimi i një urë-lidhëse në mes biznesit shqiptar dhe konsumatorit dhe për të ndihmuar ata në ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme digjitale dhe fizike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat