Aleksandër Vuçiq falënderon Ursula von der Leyen

Lajme

Aleksandër Vuçiq falënderon Ursula von der Leyen

Nga: N. Sh. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Ursula von der Leyen dhe Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për hapjen e kapitujve për këtë shtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai përmes një video të publikuar në instagram e ka quajtur “lajm të mirë” dhe “sukses i madh” për Serbinë.

Vuçiq ka deklaruar se po kërkon nga Qeveria e Serbisë që të vazhdojë që të përshpejtojë reformat në fushën e sundimit të ligjit por edhe në fushat tjera.

“Urime qytetarëve të Serbisë, sepse ata janë më meritorët për reformat që kemi bërë në periudhën e kaluar. Sukses i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë. Shumë faleminderit edhe për Ursula von der Leyen, por edhe për të gjitha shtetet anëtare. Serbi, kur jemi të bashkuar, kur jemi të gjithë bashkë, kur luftojmë për vendin tonë, gjithmonë mund të arrijmë gjithçka”, tha Vuçiq.

Serbia ka hapur në Bruksesl negociatat për një bllok kapitujsh, në të cilat kanë të bëjnë me politikën e transportit, energjisë, rrjeteve trans-evropiane, mbrojtjen e ambientit dhe ndryshimet klimatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat