IPKO sjell oferta promocionale të parezistueshme për fundvit

Lajme

IPKO sjell oferta promocionale të parezistueshme për fundvit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:35
IPKO

IPKO ka përgatitur oferta të parezistueshme në pakot DTV dhe Internet, në mënyrë që të gjithë të shijojnë emisionet dhe programet më të mira televizive për festat më të bukura të fundvitit.

Klientët mund të zgjedhin pakon Family HD me mbi 140 kanale dhe internet, me ofertë speciale prej vetëm 15 euro në muaj ose pakon Premium HD me mbi 150 kanale dhe internet, për vetëm 18 euro në muaj.

Me internetin më stabil në vend, në mënyrë që klientët të komunikojnë dhe të lidhen lehtësisht me të dashurit e tyre dhe të ndajnë momentet më të mira, IPKO ofron edhe platformën më të pasur televizive me ekskluzivitet të transmetimit të disa prej ndeshjeve më të rëndësishme sportive, serialeve, filmave, dokumentarëve. dhe programet për fëmijë.

Klientët e IPKO kanë gjithashtu, ekskluzivitetin e ndjekjes pa pagesë të emisionit më të famshëm të momentit, BIG brother VIP Albania, në dy kanale HD.

Të gjithë mund t'i bashkohen familjes së madhe IPKO, prej mbi 100 mijë klientësh, duke përfituar nga ofertat më të mira promocionale.

Këto oferta janë të kufizuara, ndaj mos e humbisni mundësinë. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.ipko.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat