Flamuj serb valëviten në rrugët e Tiranës, mediat serbe fokusohen te një detaj

Lajme

Flamuj serb valëviten në rrugët e Tiranës, mediat serbe fokusohen te një detaj

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 15:44
Flamuri i Serbisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë

Open Ballkan pritet të mbahet në Tiranë. President i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të jetë i pranishëm, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Për herë të parë ky samit dy ditor pritet të shoqërohet me protestat e paralajmëruara nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha. Darka e sotme do të jetë në Elbasan ku tre liderët e vendeve të Ballkanit do të jenë prezent së bashku me delegacionet e tyre. Ndërsa nesërmen Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave, aty pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Ndërsa të gjitha rrugët e bulevardit qendror të Tiranës janë vendos flamujt e shtetit serb, duke respektuar ceremonialin. Kjo vihet re te fotoja e siguruar nga media,

Pikërisht protesta e paralajmëruar nga Berisha pasditen e sotme ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe. Ato shkruajnë se për sigurinë e këtij samiti janë angazhuar 1 mijë policë.

Godina e qeverisë shqiptare dhe institucionet e tjera do të sigurohen nga një numër i madh policësh, shkruajnë mediat serbe.

"Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot dhe nesër do të jetë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e nismës rajonale për bashkëpunim Open Balkans me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe në total. gjashtë marrëveshje pritet të nënshkruhen kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç k sot në një darkë të përbashkët në Tiranë do të ketë një takim joformal me Ramën dhe Zaevin, ndërsa për nesër janë planifikuar disa takime", kanë thënë për Tanjug nga Presidenca e Serbisë.

Më pas do të vijojë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve trepalëshe dhe dypalëshe, e më pas Forumi Rajonal për Bujqësinë dhe Bashkëpunimin Rajonal, ku do të marrin pjesë zyrtarë, ministra të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, rektorë të universiteteve bujqësore dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë.

Agjenda e samitit

09.05 - Takim i liderëve(FOTO + Kamera Zyrtare)

Edi Rama, Kryeministër i Republikës sëShqipërisë

Aleksandar Vuçiç, President i Republikës sëSerbisë

Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

09.30– Seanca Plenare (Fjala hyrëse e Kryeministrit Edi Rama)(Regji Televizive)

10.45– Diskutimet e liderëve për të ardhmen e Agjendës së OpenBalkans(FOTO + Kamera Zyrtare)

11.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve(Regji Televizive)

12.00 – Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal(FOTO + Kamera Zyrtare)

13.00 – Konferencë për shtyp (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat