“Vulgaritet i madh”/ Behgjet Pacolli tregon pse iu përgjigjet komentuesve në Facebook

Lajme

“Vulgaritet i madh”/ Behgjet Pacolli tregon pse iu përgjigjet komentuesve në Facebook

Më: 4 janar 2022 Në ora: 09:49
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli është nga të rrallët politikanë shqiptarë që bashkëbisedon me qytetarët përmes rrjetit social Facebook.

Ai është mjaftë aktiv në llogarinë e tij dhe shumë herë nuk heziton edhe të bëjë replika me komentuesit e tij që dijen të jenë edhe të ashpër.

Por kush qëndron prapa kësaj faqje, është vetë Pacolli që menaxhon me të apo ndonjë ekipi që është e zakonshme që t’i besohet një punë e tillë.

Në lidhje me këtë Pacolli ka thënë se është vet që bën postim e komenton me qytetarët.

“Jam vet aktiv ne rrjete sociale, tentoj të komunikoj dhe të bashkëbisedoj me qytetarët. Shpesh dhe posaçërisht në vitet e fundit e shoh një vulgaritet të madh në rrjete sociale, një gjuhë urrejtjeje që më përngjan me të djathtën radikale që e shohim në Evropë që kërcënon, terrorizon njerëz. Shpresoj do të ketë më shumë vetëdijesim dhe përmirësim të komunikimit në rrjete sociale” shprehet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat