Media serbe publikon gënjeshtrat e mëdha të Vuçiqit gjatë vitit 2021

Lajme

Media serbe publikon gënjeshtrat e mëdha të Vuçiqit gjatë vitit 2021

Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:06
Aleksander Vuçiq

Gazeta serbe ka përmbledhur në një artikull rrenat më të mëdha që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka bërë gjatë vitit 2021.

Mediumi serb shkruan se duhen shumë letra të bardha për t’i shkruar të gjitha gënjeshtrat që janë thënë nga presidenti serb vetëm në vitin 2021.

Një nga rrenat e vitit të Vuçiqit ishte deklarata se “unë nuk dal shpesh në televizion”.

Sipas Byrosë për hulumtime sociale “BIRODI”, Vuçiq ka qenë i pranishëm më shumë se 100 orë transmetime në televizion

Një tjetër rrenë e presidentit serb ka qenë deklarata se “nuk i paditë kundërshtarët politikë dhe gazetarët”.

Por, në fillim të nëntorit 2021, presidenti serb kishte ngritur padi kundër politikanit Bosko Obradoviq dhe ish-kryetarit të Beogradit Dragan Dilas me arsyetimin për prishje të reputacionit të tij me komentet e tyre në media.

Vuçiq kishte komentuar edhe mundësinë që dikush në Serbi të deklaronte se Republika Serbe e Bosnjës dhe Serbia të bashkoheshin çfarë reagime do të kishte në BE.

Por Vuçiq ka injoruar deklarata e vartësit të tij Aleksander Vulin i cili në TvPink foli për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.

Vuçiq gënjeu edhe për takimin që ai e quajti historik mes tij dhe Edi Ramës, duke thënë se ishte hera e parë që dy përfaqësues të shteteve të Shqipërisë dhe Serbisë takohen që nga viti 1947.

Ish-kryeministri Zoran Gjingjiq kishte takuar Ilir Metën në vitin 2001, pastaj Vuk Drashkoviq si ministër i Jashtëm kishte vizituar Shqipërinë dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Kastriot Islami kishte vizituar Beogradin.

Vuçiq poashtu ka gënjyer kur ka deklaruar se Serbia ka rrymën më të lirë në Evropë. Por sipas të dhënëave nga Eurostat Serbia s’e ka rrymën më të lirë në Evropë, pasi rryma më e lirë është në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat