Kjo është studentja shqiptare që humbi jetën dje në aksident te tuneli i Kalimashit

Lajme

Kjo është studentja shqiptare që humbi jetën dje në aksident te tuneli i Kalimashit

Më: 8 janar 2022 Në ora: 10:38
Edjona Sala

Edjona Sala, studente shqiptare në Itali ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në tunelin e Kalimashit, si pasojë e një aksidenti ku u përfshi mjeti në të cilin ajo ndodhej dhe një tjetër.

E reja ishte pasagjere dhe ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë.

Media ka siguruar foton e të resë, e cila mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme.

Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, e cila gjendej në mjetin që drejtohej nga Malçi, ndërsa ky i fundit së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spital.

Euronews Albania ka publikuar videon e aksidentit tragjik, ku shihet si makinat me shpejtësi përplasen me njëra tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat